Haziri: Tri rastet e reja me Covid-19 janë kontakte familjare me të infektuarin e para tri netësh

E publikuar: 14/06/2020 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se tri rastet e reja me Covid-19 në këtë komunë, janë kontakte familjare me të infektuarin e para tri netësh.

Ai ka bërë apel që nesër të festohet me kujdes në Ditën e Çlirimit, duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë.

“Asgjë s’ka përfunduar. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe”.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

“#Dita93. Në Gjilan i kemi të konfirmuara edhe tri raste të reja me #Covid19, që janë kontakte familjare nga me të infektuarin e para tri netësh. Përkundër shënimit të festave të lirisë, ne sot gjatë ditës e kemi mbajtur takimin e rregullt të Shtabit për menaxhimin e emergjencave. Apelojmë që të festoni me kujdes nesër, në Ditën e Çlirimit, duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë. Asgje s’ka përfunduar. Mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe!