Haziri: S’ka raste të reja me Covid-19 në Gjilan

E publikuar: 22/05/2020 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se për disa ditë në këtë qytet nuk ka asnjë rast të ri pozitiv me Covid-19.

“32 persona vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të organeve të emergjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit”.

“Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infeksionit Covid-19”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus në vend.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1025.