Haziri: S’do të jem shef i shtabit e as s’kandidoj për deputet

E publikuar: 09/01/2021 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së thotë se nuk do të jetë në listën zgjedhore për deputet pasi nuk dëshiron dhe nuk e sheh si të nevojshme. I pari i Gjilanit në një përgjigje për Express tha se nuk do të jetë as shef i shtabit zgjedhor të partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gazeta Express

Lexo Edhe:
Ramiz Lladrovci e uron Joe Biden: Me ty, SHBA do të jetë më e sigurt
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë dhe atë me kryetarë të degëve ku është diskutuar rreth përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit. Është konfirmuar se brenda këtyre takimeve kanë biseduar për listën e kandidatëve për deputetë dhe koalicionet e mundshme.

Nënkryetari i LDK’së i tha Gazetës Express se në këto zgjedhje nuk do të jetë shef i shtabit zgjedhor të partisë, funksion të cilin e kishte ushtruar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku LDK’ja doli e dyta në nivel vendi.