Haziri: Rasti i vdekjes së qytetarëve, alarm për kujdes maksimal

19.07.2020 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri: Rasti i vdekjes së qytetarëve, alarm për kujdes maksimal

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave për parandalimin e Covid-19, ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse nga qytetarët, në mënyrë që shëndeti publik të mos rrezikohet.

I pari i Gjilanit ka bërë të ditur se janë duke punuar me Qeverinë e Kosovës për zgjidhjen e kërkesave emergjente të spitalit regjional, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve për kujdesin intensiv të të sëmurëve dhe fluksit eventual të të infektuarve, pasi në këtë institucion ofrohen shërbime shëndetësore për të gjitha komunat e Anamoravës dhe nevoja e mbështetjes është e domosdoshme.

“Vdekja e djeshme është alarm për të gjithë qytetarët, edhe për ata që e kanë humbur besimin në këtë infeksion, por edhe për ata që e konsiderojnë të rrezikshëm, apo për ata që e konsiderojnë grip të zakonshëm. Dita e djeshme ishte mort i madh në Gjilan, kemi humbur tre qytetarë të respektuar, që kanë humbur betejën me Covid. Sot Gjilani është në ditë zie, në shenjë respekti e dhimbje për qytetarët tanë. Ne po vazhdojmë me ndërmarrjen e masave adekuate kundër sëmundjes”, ka thënë Haziri.

Ai ka dhënë edhe shifrat e fundit të rasteve gjatë përballjes me pandeminë globale për Komunën e Gjilanit.

“Kemi 190 të shëruar plotësisht, raste aktive janë 130, të vdekur 7, ndërsa rasti i tetë, i një të riu që ka humbur jetën për shkak të problemeve shëndetësore, testi është marrë në gjendjen pas vdekjes dhe do të konstatohet nëse ka pasur infeksion me Covid apo ka vdekur si pasojë e problemeve tjera shëndetësore. Vdekja e këtij të riu ka qenë tragjedi jo vetëm për familjen Zeqiri në Gjilan, por për të gjithë qytetarët e komunës. Deri në këto momente që po flasim kemi pasur 327 të infektuar me Covid. Prej rasteve që i kemi aktive, 47 janë duke u trajtuar në spitalin regjional, prej të cilëve 24 janë me Covid dhe kanë nevojë për tretman intensiv, por s’kanë simptoma të rënda dhe trajtimi bëhet për shkak të oksigjenit në klinikën infektive dhe në repartet e spitalit”, tha Haziri.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mimoza Kusari thotë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti shtypin mendimin ndryshe brenda LDK’së

Mimoza Kusari thotë se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti shtypin mendimin ndryshe brenda LDK’së

OBSH: 180 vaksina antiCOVID-19 në zhvillim

OBSH: 180 vaksina antiCOVID-19 në zhvillim

The Economist: Një mbështetje e çuditshme e Izraelit nga Serbia dhe Kosova

The Economist: Një mbështetje e çuditshme e Izraelit nga Serbia dhe Kosova

Kurti për vizitë në Gjermani, takon politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari

Kurti për vizitë në Gjermani, takon politikanë të landeve Baden-Wuerttemberg dhe Bavari

Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Mustafa për Osmanin: I pranoj mendimet ndryshe, por jo veprimet ndryshe

Vuçiqi: Netanyahut do t’ia shpreh mospajtimin rreth njohjes së Kosovës

Vuçiqi: Netanyahut do t’ia shpreh mospajtimin rreth njohjes së Kosovës

Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur që në ShBA nuk do të ketë ndarje

Mustafa: Kurti dhe Osmani e kanë ditur që në ShBA nuk do të ketë ndarje

​Tahiri: Parlamenti Evropian konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

​Tahiri: Parlamenti Evropian konfirmoi mbështetjen për liberalizimin e vizave

Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato

Vetëvendosje: Krimi e korrupsioni problematikat kryesore të Kosovës, Qeveria Kurti do t’i luftojë ato

Grenell: Kosovës dhe Serbisë në tallje u propozova që Ujmanin ta quajmë Liqeni Trump

Grenell: Kosovës dhe Serbisë në tallje u propozova që Ujmanin ta quajmë Liqeni Trump

​BE kërcënon me veprime ligjore ndaj Britanisë së Madhe për shkak të Brexit

​BE kërcënon me veprime ligjore ndaj Britanisë së Madhe për shkak të Brexit

Raka flet për fillimin e mësimit: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston

Raka flet për fillimin e mësimit: Rreziku i infektimit nëpër shkolla ekziston

Hungaria blen automjete luftarake gjermane Lynx për dy miliardë euro

Hungaria blen automjete luftarake gjermane Lynx për dy miliardë euro

Kryeministri i Greqisë: Kemi nevojë për dialog me Turqinë, por jo nën tytën e armës

Kryeministri i Greqisë: Kemi nevojë për dialog me Turqinë, por jo nën tytën e armës

Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

Banka TEB dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Banka TEB dhe Forumi për Lidership dhe Diplomaci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi