Haziri: Përpjekja për zhbërjen e Gjykatës Speciale tensionoi raportet me ndërkombëtarët

E publikuar: 18/01/2018 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka theksuar se iniciativa e fundit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, i ka tensionuar raportet me partnerët ndërkombëtarë.
Haziri ka thënë në RTV Dukagjini se peticioni i deputetëve për ta ndryshuar Ligjin për Dhomat e Veçanta, është provuar të bëhet mocion, për të hyrë në rrugë urgjente për shqyrtim në Kuvend.

“Dhomat e specializuara nuk mund të abrogohen me iniciativa ligjore në Kuvend. Iniciativa e tillë ka shkaktuar kaos dhe padëgjueshmëri publike – siç po shihet, shenja jo të mira të kësaj”, ka shtuar Haziri.

Sipas tij, Kosova ka mundur që pretendimet e senatorit Dick Marty, përmes një gjykate të themeluar në Kosovë, t’i trajtojë në gjykatat vendëse.