Haziri: Nuk e paguaj mishin e PDK-së (Video)

E publikuar: 13/03/2015 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, iu ka përgjigj akuzave të deputetit të PDK-së, Zenun Pajazitit, se ai e ka lënë pas dore qeverisjen me këtë qytet.

Haziri duke iu kundërpërgjigj deklaratave të Pajazitit, për Tv Rrokum tha se qeverisja e tij po i lan borxhet që ia ka lënë qeverisja paraprake, e udhëheqin pikërisht nga PDK-ja.

Por, Haziri tha se nuk e ka në planë që të “laj” borxht e mishit që zyrtarët e PDK-së e kanë hëngër.

Ai madje, thotë se apetiti i zyrtarëve të qeverisjes së kaluar, ishte më i madh se e një klubi futbolli, madje për 25 herë.

“Qeverisja PDK e ka shkatërruar Gjilanin dhe Anamoravën me mosangazhim. 160 mijë euro të ushqimit, që ata i kanë harxhuar nëpër restorante e për mish nuk kamë me i pranuar. Ata kanë harxhuar për ushqim 25 herë më shuam se që kanë hëngër futbollistet e klubit Drita”, tha Haziri.