Haziri ngushëllon familjen e Hafëz Idriz Dërmaku

E publikuar: 25/07/2020 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndarjes nga jeta të hoxhës së njohur nga Kamenica, Hafëz Idriz Dërmaku, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dërmaku. Në telegram, thuhet:

“E dashura familje Dërmaku,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mulla Hafëz Idriz Dërmaku.

Ai ka qenë njëri nga hoxhallarët më në zë në Anamoravë, udhëheqës fetar e patriot i madh.

Do ta kujtojme si njeriun, i cili gjatë tërë jetës punoi për fe e atdhe.

Jam shumë krenar që e kam njohur per se afermi dhe kam marr këshilla te vlefshme nga Hafëz Idriz Dërmaku.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve, xhematit e nxënësve të tij.

Lamtumirë, miku im. Zoti të pastë mëshiruar!”.​