Haziri: Nëse Kushtetuesja e rrëzon Hotin, nesër ulemi e shkojmë në zgjedhje

E publikuar: 21/12/2020 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur për raportimet se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktgjykimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me votën e deputetit, Etem Arifi, e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ai thotë se ata do të respektojnë çdo vendim të Kushtetueses.Haziri thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të reja.“Nëse Gjykata thotë se për 40 ditë shkojmë në zgjedhje në ulemi dhe mendojmë për zgjedhje. Ne s’kemi nevojë me e humb asnjë moment politik”, thotë Haziri në Pressing.“Ne kemi me u ulë e me u përgatit për listë zgjedhore”, shtoi ai.“Etem Arifi ka votuar edhe për qeverinë LDK-VV. Problemi është se KQZ e ka akreditu’, theksoi ai.