Haziri: Në këtë situatë kundër pandemisë, po punojmë që askush të mos mbetet pa bukë në sofër

31.03.2020 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri: Në këtë situatë kundër pandemisë, po punojmë që askush të mos mbetet pa bukë në sofër

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencë për media, ka apeluar të gjithë qytetarët që të mos kenë panik, të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë sepse Gjilani dhe e gjithë bota është në luftë me të panjohurën.

“Në vlerësimet e hershme të ditës së 18-të me përballjen kundër Covid 19, së bashku me ekipet e emergjencës nuk kemi asnjë rast të ri apo të dyshimtë lidhur me rastin e mbrëmshëm të Topanicës, në Kamenicë. Jemi duke bashkëpunuar me kryetarët e Komunave të regjionit, për të ndaluar kontaktet dhe kjo është arsyeja për të cilën ju ftojmë për vetpërmbajtje dhe qëndrim në shtëpi. Ju lutemi rrini në shtëpi, vazhdoni të qëndroni me familjet tuaja, kujdesuni për të moshuarit dhe fëmijët”, ka thënë kryetari Haziri.

“Largimi i masës së kufizimit të lirisë së qarkullimit nga ana e qeverisë për të drejtën tuaj që të lëvizni nga ora 06:00 deri në orën 17:00, nuk do të thotë që duhet të dal çdo qytetar pa arsye në rrugë, trotuare dhe vende publike. Gjendja është serioze dhe duhet të kemi durim maksimal për shëndetin tuaj dhe të familjes. Do të bëhet edhe testi i tretë, këtyre ditëve në familjen Shaqiri dhe shpresojmë shumë që në kuadër të kujdesit që ne e kemi pasur të rezultojnë testet negative dhe ta përballojmë situatën bashkërisht”, ka potencuar ai.

Haziri ka konfirmuar se Komuna e Gjilanit së bashku edhe me të gjitha institucionet e shtetit, atyre të shëndetësisë, sigurisë, zjarrëfikësve, komisionit komunal dhe një numri të madh të zyrtarëve, është e përkushtuar dhe e gatshme për intervenim për të dhënë shërbime në çdo kohë.

“Për çdo shqetësim lidhur me ndonjë përkeqësim shëndetësor apo për mungesë të ushqimeve, luten që të kontaktohen ekipet kujdestare në numrat 112, 192, 193 dhe 194 dhe do të ofrohet shërbimi i ekipeve tona në shtëpitë tuaja. Nuk keni nevojë të dilni nga shtëpitë sepse dokumentet që ju i kërkoni, ua sjellim në shtëpi. E gjithë kjo është duke u bërë që të jeni të sigurtë dhe po punojmë që ta ruajmë shëndetin tuaj. Në këto raste të vështira të pandemisë që është duke kaluar vendi ynë dhe gjithë bota, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që askush të mos mbetet pa bukë në sofër”, ka apeluar kryetari Haziri./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Shkup: Mosrespektimi i masave për COVID-19 mund të rikthejë kufizimet

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

VV konferencë për media në ora 17:00

VV konferencë për media në ora 17:00

Në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar rezultoi se ishte i sëmurë me coronavirus

Në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar rezultoi se ishte i sëmurë me coronavirus

Këshilli Politik për Reforma Zgjedhore,  mblidhet sërish sot në orën 17:00

Këshilli Politik për Reforma Zgjedhore, mblidhet sërish sot në orën 17:00

Raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

Raporti: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Osmanit, Kurti në vendin e dytë, Thaçi i fundit

Këshilli Kombëtar i Sigurisë: Mbështesim qëndrimin e Grenell, të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë

Këshilli Kombëtar i Sigurisë: Mbështesim qëndrimin e Grenell, të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Kushtetueses në Kosovë

KDI: Thirrje organeve të drejtësisë t’i hetojë tenderët e MSh-së gjatë pandemisë

KDI: Thirrje organeve të drejtësisë t’i hetojë tenderët e MSh-së gjatë pandemisë

Ministri i VV’së: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese përgatiten këshilltarët e Presidentit

Ministri i VV’së: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese përgatiten këshilltarët e Presidentit

Nga tetori mund të rishohim shenja të virusit, thotë virologu italian

Nga tetori mund të rishohim shenja të virusit, thotë virologu italian

Nuk i solli Kosovës investitorë strategjikë as Qeveria Kurti

Nuk i solli Kosovës investitorë strategjikë as Qeveria Kurti