Haziri ndihet krenar me sukseset e “Dritës” dhe “Gjilanit”

E publikuar: 11/06/2015 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dëgruar sonte një telegram urimi dy klubeve të futbollit gjilanas, KF “Drita” dhe KF “Gjilani”, me rastin e fitoreve të sotme, me ç’rast “Drita” mbeti në Superligë, derisa Gjilani iu rikthye Superligës e Kosovës. Në telegram thuhet:
“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar me fitoret e dy klubeve gjilanase të futbollit, KF “Drita” dhe KF “Gjilani”, dhe tash e tutje do t’i shohim dy ekipet në Superligën e Kosovës.
Më lejoni që në emër të qytetarëve të Komunës së Gjilanit të uroj udhëheqësinë e dy klubeve dhe lojtarët për këtë sukses të madh dhe t’i përgëzoj për angazhim të jashtëzakonshëm për të arritur këtë objektiv.
Me “Dritën” dhe “Gjilanin” të gjithë jemi krenarë. Ju me sukseset dhe performancat tuaja, e keni bërë Gjilanin që të identifikohet si Qytet i Futbollit.
Zotohem se të dy klubet do ta kenë kujdesin maksimal të Komunës së Gjilanit me të gjitha kapacitetet tona drejt sukseseve të reja.
Urime dhe shumë suksese në Superligë. Ju priftë e mbara”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri.