Haziri nderon me mirënjohje Timothy R. Orr, Eduard Kukan, Vasfi Visoka, Fadil Rrahmani, Ejup Salihu, Ibrahim Berisha, Rexhep Hamiti e Enver Tali

E publikuar: 28/11/2020 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e 28 nëntorit – Ditës së Flamurit, ka nderuar me mirënjohje e çmime speciale personalitete vendore e ndërkombëtare në shenjë respekti për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë kësaj komune dhe vendit në përgjithësi.
Haziri ka nderuar këto personalitete:

Çmimi “Agim Ramadani” për Gjeneral Timothy R. Orr, në nderim të shërrimit në vendin tonë, sin dhe mbështetjes së dhënë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e në veçanti për forcimin e partnerietit me Iowa – SHBA

Çmimi “Idriz Seferi” për Vasfi Samim Visoka (post mortum), në nderim të jetës dhe veprës së tij dhe kontributit jetësor të dhënë për kauzën kombëtare, e në veçanti angazhimit të hershëm për lirinë e Kosovës dhe shqiptarëve.

Çmimi “Idriz Seferi” për afaristin Fadil Rrahmani, për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillim të qytetit të Gjilanit, por edhe në solidaritet e humanizëm.

Çmimi “Agim Ramadani” për Eduard Kukan, për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës në Parlamentin Europian si diplomat e mik i vendit tonë.

Mirënjohje për Rexhep Hamitin, në nderim të kontributit të dhënë në mbrojtjen dhe në avansimin e të drejtave të shqiptarëve.

Mirënjohje (Post Mortum) për Enver Tali, në nderim të kontributit të dhënë për çështjen kombëtare, si dhe pjesëmarrjen aktive për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Mirënjohje për Ibrahim Berisha, në nderim të kontributit të tij të dhënë në institucionet e vendit.

Mirënjohje për Ejup Salihu, në nderim të kontributit të dhënë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit.