Haziri nderon me mirënjohje për personalitetet që dhanë shumë për çlirimin e vendit

13.06.2019 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri nderon me mirënjohje për personalitetet që dhanë shumë për çlirimin e vendit

  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndar mirënjohje për të veçanta për veprimtarët që ka dhënë shumë për lirinë e vendit, sikurse edhe për më të dalluarit në polici, FSK e Njësitin e Zjarrfikësve, në shenjë nderimi për 20-vjetorin e çlirimit të Gjilanit.

“Sot po ndajmë mirënjohje për më të merituarit dhe më të dalluarit në kuadër të kontributit për liri dhe çlirimin e vendit. Këto mirënjohje përfshijnë kontributin politik, ushtarak, të institucioneve të veçanta të sigurisë, policisë së shtetit, FSK’së, Njësitit të Zjarrfikësve dhe autoritete tjera të Gjilanit”, ka thënë Haziri në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve.  

“Ky 20-vjeçar e ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si përvjetor jubilar, por shënon edhe kontributin e madh të njerëzve tanë, sepse këta nuk kontribuan të vetëm, por u bënë edhe mësuesit e udhërrëfyesit tanë dhe na mësuan se si punohet dhe luftohet për liri deri në sakrificë. Do të vazhdojmë t’i respektojmë deri në gjunjëzim të gjithë ata që kanë qenë udhërrëfyes tanë dhe kontribues për këtë ditë të bardhë të çlirimit. Kjo është vetëm një mirënjohje në emër të qytetarëve të Gjilanit”, ka shtuar Haziri.

Përpos mirënjohjeve, për herë të parë është dhënë çmimi “Agim Ramadani” që në këtë rast është për nënkolonelin e FSK’së, Skender Haliti.

Ndërkohë, me mirënjohje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për bashkëpunimin me komunitetin, janë nderuar këta persona:

Bastri Musmurati – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Fatmir Rexhepi – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Ahmet Isufi – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Nazmi Musa – mirënjohje për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Afrim Nuhiu nga Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë të FSK – mirënjohje si ushtar i dalluar për kontribuin në bashkëpunimin me komunitetin

Njësiti Sektorial i Stacionit të Policisë në Gjilan – mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional

Berat Shala – mirënjohje për bashkëpunim ndërinstitucional dhe për kontributin në të mirë të komunitetit

Granit Abdyli (Policia e Kosovës) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit

Besnik Mustafa (Policia e Kosovës)  – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit

Milovan Arsic (Policia e Kosovës) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit

Shaip Ismajli (Njësiti i Zjarrfikësve) – mirënjohje për kontributin në të mirë të komunitetit​./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet

Thaçi është njeri i poshtër, hajn, rrenc, kriminel i komunikatës 59… dhe analfabet

Gashi kërkon nga Thaçi që të tërhiqet nga deklarata për aktivistin e LVV-së

Gashi kërkon nga Thaçi që të tërhiqet nga deklarata për aktivistin e LVV-së

Thaçi: Haki Abazi e ka blerë postin e zv.kryeministrit pak para zgjedhjeve

Thaçi: Haki Abazi e ka blerë postin e zv.kryeministrit pak para zgjedhjeve

Ahmeti: Askund nuk kam parë që Presidenti “unifikues” të shkojë për ta bindur një deputet si të votojë

Ahmeti: Askund nuk kam parë që Presidenti “unifikues” të shkojë për ta bindur një deputet si të votojë

Këto janë temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Këto janë temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Thaçi: Më mirë të kishte ardhur Kurti vetë se sa të dërgonte një 20-vjeçar

Thaçi: Më mirë të kishte ardhur Kurti vetë se sa të dërgonte një 20-vjeçar

Zëvendëskryeministri i parë flet pas marrjes së pozitës

Zëvendëskryeministri i parë flet pas marrjes së pozitës

Kurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar

Kurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar

Mustafa: Sot përcollëm një ekspoze të qartë, me orientime vizionare të kryeministrit tonë

Mustafa: Sot përcollëm një ekspoze të qartë, me orientime vizionare të kryeministrit tonë

Kurtz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Kurtz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Avdullah Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

Avdullah Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

LVV: Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veron Hasanit

LVV: Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veron Hasanit

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

19 raste me Covid-19 sot në Kosovë, 24 të shëruar

19 raste me Covid-19 sot në Kosovë, 24 të shëruar

Ndryshime në Kuvend: Rikthehet Ismet Beqiri, mbetet pa mandat Lumir Abdixhiku

Ndryshime në Kuvend: Rikthehet Ismet Beqiri, mbetet pa mandat Lumir Abdixhiku