Haziri ndan mirënjohje për personalitetet e Gjilanit që kanë arritur suksese shkencore në nivel republikan, regjional dhe ndërkombëtar

21.06.2017 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri ndan mirënjohje për personalitetet e Gjilanit që kanë arritur suksese shkencore në nivel republikan, regjional dhe ndërkombëtar

Me rastin e festave të lirisë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot mirënjohje për të arriturat më të mëdha të gjilanasve në nivel republikan, regjional dhe ndërkombëtar, kryesisht në shkencat e matematikës.
Për kontributin e madh në nxjerrjen e kuadro të matematicientëve është nderuar profesor Festim Shkodra, përderisa Fadil Shabani për kontributin e tij të lartë në menaxhimin e shkollës fillore “Nazim Hikmet” në Dobërçan.

Sabina Hazirit, kirurge nga Gjilani, e cila jeton dhe punon në Zvicër, i është dhënë mirënjohje për mbështetjen dhënë shëndetësisë së Gjilanit, duke e sjellë si donacion një sallë operacioni të fjalës së fundit nga Zvicra.
“Kjo kirurge e re është fytyra më e mirë dhe më e pastër e gjilanases që jeton dhe punon në Zvicër”, tha Haziri.

Ndërkaq, për sukksesin e jashtëzakonshëm në shkencat e matematikës janë nderuar studentët të cilët po shkëlqejnë në universitetet botërore: Doruntina Sylejmani, bursiste Komunës së Gjilanit dhe e qeverisë amerikane (Princeton University), Hamdi Dervodeli, bursist i Komunës së Gjilanit dhe i qeverisë së japoneze (Kyoto University), Gëzim Ademi, bursist i qeverisë franceze në studimet master (Université de Besançon) dhe Dorlir Ahmeti për suksesin e jashtëzakonshëm në hartimin e testeve të matematikës në garat ndërkombëtare.

Riza Syla punëtor i QPS-së është shpallur punëtori i vitit 2016/2017, sikur që është nderuar me mirënjohje edhe për kontributin e tij jetësor kushtuar asistencës sociale dhe shpërndarjes së mbështetjes sociale për shumë familje në nevojë.

Ndërkohë, kryetari Lutfi Haziri ka ndarë mirënjohje Post Mortum për veprimtarët, Ilir Mustafa e Gani Hajrullahu për kontributin e jashtëzakonshëm në shërbim të atdheut.

Në fund, kryetari Haziri ka paralajmëruar se aktivitetet në kuadër të Ditëve të Lirisë përmbyllen më 24 qershor me një ceremoni të veçantë kushtuar veprimtarisë së kolosit të letrave shqipe, Beqir Musliu.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Serbët arrestojnë punëtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokajn

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

SHBA dërgon trupa të reja ushtarake në Kosovë

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Shpenzohet gjysma e rezervës shtetërore

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Tema e Asociacionit mund të rikthehet në tavolinën e bisedimeve

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

“Shqipëria dhe Kosova në një shtet”, deklarata e presidentit Hashim Thaçi nga Kruma

“Shqipëria dhe Kosova në një shtet”, deklarata e presidentit Hashim Thaçi nga Kruma

I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektor

I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektor

Protestë paqësore e opozitës. Basha falenderon ndërkombëtarët: Kërkuan zgjedhje jo pa opozitën

Protestë paqësore e opozitës. Basha falenderon ndërkombëtarët: Kërkuan zgjedhje jo pa opozitën

Lista Serbe mbron Vuçiqin: Planet e opozitës për Kosovën rrenë e mashtrime

Lista Serbe mbron Vuçiqin: Planet e opozitës për Kosovën rrenë e mashtrime