Haziri: Më 28 Nëntor do t’i ndahet çmimi Heroina e Qytetit, Shyhrete Tahiri Sylejman

E publikuar: 26/10/2019 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim Shyhrete Tahiri – Sylejmanin, e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haziri ka thënë se Gjilani e përkrah Tahiri Sylejmanin dhe e mbështet për guximin që ka treguar që të flasë haptas për një çështje të tillë.

“Duke qenë viktimë e një lufte të rënde qyteti yt ka me kanë përherë përkrahës”, i ka thënë Haziri Tahiri Sylejmanit.

E Tahiri Sylejmani ka thënë se përkrahja që merr nga qytetarët është e rëndësishme .

“Kemi qenë të vdekur por në të njëjtën kohë të gjallë”, ka thënë Tahiri Sylejmani.