Haziri: LDK do të jetë më unike se kurrë, dallimet na bëjnë më të fortë

E publikuar: 11/05/2020 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar zërat se mosmarrëveshjet brenda këtij subjekti politik do të çojnë drejt ndarjes së partisë.

Përkundër mosmarrëveshjeve në këtë subjekt, Haziri ka thënë se LDK-ja do të jetë edhe më unike se kurrë.
Sipas tij, LDK po bashkohet dhe do të demonstroje ketë shumë shpejte pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,transmeton Telegrafi.

“LDK do të jetë me unike së kurrë. LDK po bashkohet dhe do ta demonstrojë këtë shumë shpejte pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. LDK-ja ketë unitet e ka betonuar me 3 gusht. Askush nuk guxon me thy. Dallimet ne na bëjnë më të fortë dhe të dallueshëm nga partitë e tjera”, ka thënë Haziri për lajmi.net.

Kujtojmë, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë “Kurti” shpërfaqi edhe më tej mosmarrëveshjet brenda këtij subjekti politik.

Inicimi i këtij mocioni ndaj qeverisë, pjesë e së cilës ishte edhe vetë LDK-ja, bëri që zyrtarë të lartë të kësaj partie, në krye me nënkryetaren, Vjosa Osmani e disa deputetë të dalin kundër.

Kundërshtime dhe mospajtimet vazhduan edhe në votimin për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër. Vjosa Osmani dhe disa anëtarë nuk morën pjesë fare në mbledhjen e kryesisë, e ministri aktual i Mbrojtjes, Anton Quni abstenoi.

Me këtë propozim, LDK-ja kishte anashkaluar Vjosa Osmanin, kryetaren e Kuvendit. Osmani ishte propozimi i LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e tetorit 2019.