Haziri – Kurtit: Vendimet e vështira i bëjnë liderët të suksesshëm, shfuqizoje taksën

E publikuar: 20/02/2020 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti heqjen e taksës dhe vazhdimin me reciprocitet duke thënë se është koha për vendim të vështira po të nevojshme.

Haziri ka shkruar në profilin e tij në Facebook se vendimet e vështira e bëjnë të suksesshëm një udhëheqës.

Ai thotë tutje se këto vendime mund të mos jenë të duhura tash, por janë të domosdoshme për të ardhmen.

“Koha për të hequr tarifën. Vlerësimet për reciprocitetin shkojnë paralelisht. Koha për vendime të vështira por të nevojshme”, ka shkruar Haziri.