Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

01.06.2020 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në konferencën për media, ka njoftuar sesi Komunë ka aktivizuar të gjitha shërbimet që janë të parapara me pakon e tretë të lehtësirave në përballjen me pandeminë globale Covid-19.

“Gjatë gjithë aktivitetit që institucionet komunale kanë ndërmarrë në këtë periudhë të përballjes me pandeminë Covid-19 së bashku edhe me institucionet në nivelin regjional, kanë qenë në shërbim të sigurisë dhe ruajtes së shëndetit publik të qytetarëve. Ditëve të fundit të muajit maj është bërë dezinfektimi i objekteve fetare. Jemi duke punuar që çerdhet e Gjilanit të normalizohen deri me datën 3 qershor. Kjo për arsye që vendimi dhe rekomandimi për masat mbrojtëse kanë ardhur shumë vonë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka thënë se deri të mërkurën do të jetë gjithçka gati, që fëmijët në çerdhe dhe nxënësit në klasat e nënta të jenë të sigurtë dhe të mbrojtur në institucionet arsimore, duke përfshirë kështu edhe përgatitjet që Drejtoria e Arsimit duhet t’i bëjë edhe për testin e arritshmërisë dhe atë të maturës.

Kryetari Haziri ka njoftuar, poashtu, se rastet e të prekurve me Covid-19 janë duke shkuar drejt shërimit të plotë dhe, sipas tij, këtë do ta kuptojmë pas testimit që është planifikuar të bëhet gjatë kësaj jave, me shpresën që rezultatet do të dalin negative.

Ai ka apeluar që të vazhdohet me masa mbrojtëse, sepse siç ka potencuar, “jemi në rrugën për imunizim kolektiv dhe mbrojtja, kujdesi dhe distancimi social, e cila është rruga më e mirë në përballje me pandeminë globale”.

Haziri ka konfirmuar se Komuna e Gjilanit ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë afër qytetarëve të saj që shqetësimin me shëndetin publik ta kalojmë së bashku./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Moti sot dhe nesër

Moti sot dhe nesër

Pejë, tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Pejë, tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra” në kryeqytet

Mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra” në kryeqytet

Twiter mbush 14 vjeç

Twiter mbush 14 vjeç

Katër vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

Katër vjet nga përpjekja për grusht shtet në Turqi

Maqedonia e Veriut voton

Maqedonia e Veriut voton

Fillon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut

Fillon procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut

Dita e tretë e intervistimit të presidentit Thaçi në Hagë

Dita e tretë e intervistimit të presidentit Thaçi në Hagë

146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve

146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve

Chelsea e mund Norwichin, kualifikimi në Ligën e Kampionëve gjithnjë e më afër

Chelsea e mund Norwichin, kualifikimi në Ligën e Kampionëve gjithnjë e më afër

Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Veliu: Do të angazhohem për më të mirën në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Qeveria Trump tërhiqet nga vendimi për të privuar nga vizat studentët e huaj

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Ndalohen 60 persona pa maska në kryeqytet, gjobat nisin nga 500 euro

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

Hyseni: Aleanca Surroi–Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK-në

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

​Daut Haradinaj: Zyrtarë të qeverisë Kurti janë takuar fshehtas me zyrtarë serbë, le ta pyesin AKI-në iu tregon

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi

Edhe 13 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Serbi