Haziri iu konfirmon bizneseve angazhimin maksimal për zero taksa

13.03.2019 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haziri iu konfirmon bizneseve angazhimin maksimal për zero taksa

Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane, përfaqësuesit e Agjencionit Për Zhvillim Rajonal  -Lindje (AZHR) dhe drejtuesit e bizneseve të mëdha prodhuese, me të cilët kanë bashkëbiseduar për rolin e Komunës së Gjilanit, e cila ka angazhimin maksimal për zhvillimin ekonomik lokal me politikën zero për taksa ndaj bizneseve në krahazim me zhvillimin e tyre.

“Projekte të përbashkëta që i kemi me Komisionin Evropian, USAID-in dhe me partner strategjik që punojmë, si institucion në nivelin lokal i kemi orientuar në sektorin e zhvillimit lokal ekonomik, konkretisht në sektorin privat në mënyrë që të ketë zhvillim, të ndikohet në rritje të punësimit. Natyrisht, që parametrat janë jashtëzakonisht pozitiv në Komunën e Gjilanit sepse jemi të përkushtuar që të kemi përkrahje maksimale në krijimin e klimës sa më të mirë për të bërit biznes”, ka thënë Haziri.

“Komuna e Gjilanit si institucion fatëkeqësisht ende është punëdhënësi më i madh në Gjilan. Tashmë fondi i investimeve në këto tri vite sipas parashikimeve afatmesme buxhetore është 61 milionë, prej të cilave 47 milionë janë të Bankës Evropiane për Zhvillim, që Komuna e Gjilanit, i merr pa kredi nga qeveria e Kosovës, ndërsa mjetet tjera janë të hyra nga format sektoriale. Po punojmë shumë që sektori privat të dalë në nivelin e parë të punësimit. E ardhmja e vetme e qëndrueshme në zhvillimin ekonomik është definitivisht fuqizimi i sektorit privat”, ka thënë mes tjerash kryetari Lutfi Haziri.

Në fjalën e tij, Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, ka thënë se takimi i sotëm është një koordinim dhe grumbullim të të dhënave, që me ato të shkojmë në qeveri për të ndërhyrë së bashku në krijim të politikave favorizuese për zhvillim ekonomik.

“Ne kemi qëllim fuqizimin e rinisë dhe orientimin e tyre kah sektori privat dhe ndërmarrësia. Jemi të orientuar për kapitulimin e këtij aseti dhe të largojmë iden dhe planifikimin e tyre që është synimi drejtë vendeve evropiane dhe më larg”, ka thënë në fjalën e tij, kryetari Zeka.

E nga ana e tij, afaristi Ibrahim Krivaça nga ndërmarrja “Integj”, ka thënë se sot bashkërisht kanë paraqitur brengat dhe shqetësimet që ka sektori privat të cilat janë diskutuar në një përbërje katërpalëshe mes Komunës, RDA-së, OEA dhe sektorit privat, me qëllim që të ketë një rritje dhe zhvillim më të madh të kësaj fushe me rëndësi në zhvillim dhe punësim.

E nga ana e tij Agim Zeka, drejtor i RDA-së, ka thënë se institucionet qveritare duhet të kenë një trajtim të barabartë të sektorit privat, në nivel shtetror. Sipas tij një rëndësi e veçantë i është dhënë fuqizimit të sektorit privat në zhvillimin e fushës së prodhimit me qëllim të zëvendësimit të importeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Zeka, ka thënë po ashtu se deri më tani Komuna e Gjilanit ka dhënë maksimumin e saj në mbështetjen e sektorit privat përmes formave të ndryshme, për të krijuar një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat në përgjithësi. /Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash