Haziri: Investitorët, gurbetqarët dhe punëdhënësit janë heronjë të gjallë të Gjilanit

E publikuar: 19/10/2017 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit në kuadër të vizitave që po i realizon gjatë fushatës elektorale, sot ka vizituar ndërmarrjen ndërtimore “Ceni Kompani”, ku ju ka dhënë mbështetjen dhe i ka garantuar që investitorët dhe punëdhenësit, janë heronjë të gjallë të Gjilanit dhe nuk do të preken nga askush, sepse nuk do t’u jepet mundësia, transmeton infosot.

“Investitori është i shenjtë në krejtë botën, prandaj në Gjilan janë të lirë të punojnë dhe investojnë në të gjitha fushat. Si institucione ju krijojmë mundësi në kuadër të ligjit, i cili në Gjilan zbatohet në përpikëri. Ndërtimi dhe zhvillimi janë mundësi e Gjilanit. Sektori privat, biznesti dhe ndërmarrësit për mua janë heronjë të gjallë, të përjetshëm dhe do ta kenë respektin dhe përkrahjen maksimale. Pikërisht këta kanë numrin më të madh të të punësuarve dhe janë garantues të sigurisë financiare për familjet Gjilanase”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar se Komuna e Gjilanit i ka dhënë fund burokracise dhe zhagitjes së dokumentacioneve për investime.

“Gjilani për këto katër vjet është kantier i ndërtimit dhe kemi arritur së bashku me investirorët dhe bizneset, që ta ndryshojmë fotografinë e Gjilanit me infrastrukturë, ndërtim dhe zhvillim”, ka përfunduar ai.

Ndryshe vetëm kjo kompani ka të punësuar gjithsej rreth 200 punëtor. Ndërsa deri tani investimi i përgjithshëm duke llogaritur edhe atë që është process të ndërtimit për këto katër vjet, kap shumën rreth 50 milionë euro në gjithë hapësirën e Gjilanit.