Haziri flet për humbjen në Podujevë: Veliu s’ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në zgjedhje

E publikuar: 21/12/2020 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për situatën aktuale në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Pas ndarjes nga jeta të presidentit Rugova është një LDK e cila ka luftuar për me u gjet politikisht për me u gjet në mungesë të liderit historik dhe kam thënë vazhdimisht se këpucët e tij çdokujt i vijnë të ngushta”, theksoi Haziri.Haziri thotë se pavarësisht dallimeve kjo parti arrin të bashkohet kur është nevoja.

Në LDK dallimet shprehen, shpeshherë shumë më ashpër dhe publikisht’, thotë Haziri.“Njerëzit e LDK-së i nxjerrin në publik në mënyrën e tyre mospajtimet”, shtoi ai.“Edhe ky proces zgjedhor i 6 tetori LDK-në e nxori të unifikuar dhe duke qenë në kampin opozitar edhe fitues bashkë me VV-në”, thekson Haziri.Ai foli edhe për humbjen e zgjedhjeve në Podujevë.“Ai nuk ka qenë drejtpërdrejt në zgjedhjet e Podujevës i përfshirë. Si pasojë e dorëheqjes së tij janë shkaktu zgjedhjet”, theksoi Haziri në T7.