Haziri e cilësoi lajm të jashtëzonshëm Programin Nacional për Rininë

E publikuar: 13/12/2018 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë nuk është program politik dhenuk ka të bëjë me politikën dhe kjo po dëshmohet sot me mbështetjen që KryetariHaziri po na ofron. Për herë të parë qeveria po kthehet ekskluzivisht sepse kyprogram është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nganiveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parashehpërfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithëata të përfitojnë nga ky program jo vetëm përmes shpërblimeve që do të ndahen,por edhe në aspektin fizik, mendor dhe të dijes”, u shpreh Koordinatori Hoti, njofton kumtesa, percjell Infosot.

E kryetari Haziri e cilësoi lajm të jashtëzonshëm Programin Nacional për Rininë duke qenë  i bindur në suksesin e tij.

“Sinqerisht, ka kohë që nuk kam dëgjuar lajm më të mirë nga qeveria. Kemi zbrazëti të aktiviteteve nëpër shkolla dhe për këtë nxënësit duhet të bëhen aktivë. Ata duhet ta kuptojnë rëndësinë e garës dhe konkurrencës. Ky program do t’u mësojë atyre se nuk është lehtë të fitosh dhe do t’i motivojë për mësim. Unë më shumë dëshirë do ta mbështes programin dhe do të ndihmojmë me të gjitha kapacitetet që ka komuna jonë”, tha Haziri.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga  zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Azem Guri.  

Memorandumi i nënshkruar nga Hoti dhe Haziri parashehbashkëpunimin dhe asistimi e ndërsjellë për implementimin e Programit Nacionalpër Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synimpromovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhesportit./Infosot/