Haziri: Do ta rikthejmë LDK-në si forcë të parë politike në dekadën e ardhshme

E publikuar: 26/08/2019 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas nominimit të Vjosa Osmani për kryeministre të vendit nga kjo parti, ka thënë se janë njerëz të durimit.

“Kjo periudhë që nga 3 gushti na ka shërbyer për t’u përgatitur për zgjedhje. Jashtë nesh në mënyrën se si vendosim nuk na kuptojmë. Durimi është kulturë e LDK-së”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.

“Ju garantojmë që nga ky minutë deri më 6 tetor do të punojmë që të festojmë dhe bashkë dhe ta rikthejmë LDK si forcë të parë politike për dekadën e ardhshme”.

Ai ka falënderuar Isa Mustafën për delegim të përfaqësimit të partisë në politikat zgjedhore.