Haziri: Albin Kurtit: Iu hyre njerëzve në shtëpi veç për pushtet, Aida të ktheu në m…

E publikuar: 12/12/2017 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, reaguar rreth përçarjes në Vetëvendosje, thotë se Albin Kurti është ai i cili duhet të sqarohet rreth zhvillimeve të fundit në Vetëvendosje.’

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

U mundova qe sa orë e sa ditë me përballue këtë gjendje, por s’po kam qare pa i thanë do fjalë.

Kjo javë u përshkrue me statusin e m… Dikush u munue me ba m.. me sh….!

Përnime, Albini prej mbaslufte asht tuj u mundue me ba m… me sh…, duke folë, reagu, burgos, hy napër shpija, thirrë në telefon, pranue, refuzue etj., veç me e gjetë rrugën drejt qeverisjes.

Kur e gjeti rrugën, doli Aida sikur në romane dhe ia ndërpreu. I tregoi që i duhet me u kthy prap te m…!

Asht bash qajo Aidë me të cilen ai e kishte ndërtue kauzën e marrjes së qeverisjes me te.

Por, nji ‘gabim’ aksidental i kushtoi shumë me të vërtetën e madhe që marksizëm leninizmi ose e ka fytyren e Albinit, ose Dardanit, ose Shpendit…

Na mendojmë që ma s’shumëti e ka fytyrën e Samisë ose Bacit të tij…!

Albin, shpresojmë me dalë shpejt prej burgut, e me kallxue të vërtetën e madhe! Lut Emrush Haziri

Ish-anëtarja e kryesisë së VV’së, Aida Dërguti e kishte quajtur ‘mut’ Albin Kurtin në një bisedë në viber.

Albin Kurti ishte arrestuar nga policia e Kosovës pasi kishte shkelur urdhrin e gjykatës e cila kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Deputeti kishte marrë pjesë në festën në qendër të Prishtinës, pas fitores së Shpend Ahmetit në zgjedhjet lokale.