Hazard siguron tifozët e Chelseat: Jam i lumtur, dua të fitojë shumë tituj

E publikuar: 11/11/2017 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli belg, Eden Hazard ka siguruar tifozët e Chelsea për angazhimin maksimal të tij në kohën sa është lojtar i londinezëve, pasi do të provojë të fitoj shumë tituj.

Hazard para disa ditës foli për mundësinë e tij të të luajturit në të ardhmen nën urdhrat e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Por sot (e shtunë), sulmuesi belg këmbëngul se ende ka shumë për të arritur me Chelsean përpara se të largohet nga klubi.

“Ndoshta një ditë do të largohet, por për momentin unë jam te Chelsea”, ka thënë fillimisht Hazard.

Hazard është ylli kryesor i Chelseat (Getty Image)

“Jam shumë i lumtur me Chelsean. Kam shumë të bëj për Chelsean, kështu që do të shoh në të ardhmen, por tani jam vetëm i përqendruar te Chelsea dhe dua të fitoj shumë gjëra me Chelsean”.

Ylli belg është ende duke pritur për të diskutuar kushtet e reja me Chelsean, pavarësisht hapjes së derës së negociatave të reja në fillim të këtij sezoni.

“Për momentin nuk ka asgjë, po pres”, përfundoi ylli i Bluve.

Ndryshe, Hazard nënshkroi një marrëveshje në shkurt të vitit 2015, e vlefshme për pesë vite e gjysmë. /Telegrafi/