Hazard rikthehet ndaj Fulhamit

E publikuar: 01/12/2018 03:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anësori i Chelseat, Eden Hazard, do të rikthehet këtë fundjavë në aksion.

Belgu mungoi në fitoren prej 4-0 ndaj PAOK-ut për shkak të një lëndimi në nyje.

Maurizio Sarri bëri dhjetë ndryshime për ndeshjen në kuadër të Europa League.

Por, pritet që Hazardi të ribashkohet në formacionin startues me lojtarët tjerë në sfidën e rëndësishme për Blutë.

Ndeshja ndaj Fulhamit konsiderohet e vështirë për Chelsean pasi ekipi filloi mirë me trajnerin e ri Claudio Ranieri.

Chelsea ndeshjen e fundit pësoi humbjen e parë sezonale ndaj Tottenhamit me rezultat 3-1. /Telegrafi/