Hazard: Nuk jam i shqetësuar për numrin te Reali

E publikuar: 14/06/2019 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eden Hazard kë thënë që nuk është i shqetësuar për numrin e fanellës apo për përgjegjësitë e tij në goditjet e penaltive të Real Madridi.

Sipas tij, e rëndësishme është që të përshtatet me bashkëlojtarët e tij të ri, pas ardhjes në “Santiago Bernabeu”.

“Kam folur me [Luka] Modriqin përmes [Mateo] Kovaçiqin. Me shaka e pyeta nëse do të ma linte numrin dhjetë, dhe më tha që jo, duhet ta gjej një numër tjetër”, ka thënë Hazrd që u transferua te Mbretërit javën e kaluar për 100 milionë euro.

“Për mua numri nuk është i rëndësishëm, por që të luaj me këtë fanellë, me këtë shenjë”.