Hazard i thotë Real Madridit “eja më merr, nëse më do”

E publikuar: 18/06/2018 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka sfiduar Real Madridin për të marrë seriozisht nëse duan të nënshkruajnë me atë.

Hazard është ylli kryesor i Chelseat në sezonet e fundit duke i ndihmuar Blutë të fitojnë edhe dy tituj të Ligës Premier.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë gjithmonë temë e diskutimit duke u lidhur me shumë skuadra të mëdha, ku më e interesuara është Real Madridi.

Edhe vet Hazard ka thënë se ka ardhur koha që Real Madridi ta bëj të njohur interesimin e tyre nëse e duan atë në skuadër.

Eden Hazard (Getty Images)

“Real Madridi mund të jetë i interesuar, të gjithë e dinë. Nëse nuk më duan, nuk do të flisnim për këtë”, ka thënë fillimisht Hazard për L’Equipe.

“Nëse ata duan të më blejnë mua, ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë”.

“Nuk shkoj atje vetëm për të shkuar, por një projekt është i nevojshëm, pasi një të tillë e kam ende në Chelsea”.

“Nëse bëj një Kupë të mirë Botërore, gjërat do të jenë më të lehta…”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/