Hazard ende beson se Chelsea është në garë për titull

E publikuar: 17/12/2018 08:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eden Hazard këmbëngul se ende janë në garën për titullin e Ligës së Kampionëve.

Chelsea ka triumfuar gjatë ditës së djeshme kundër Brightonit me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës Premier.

Kjo ka bërë që belgu të mendoj se skuadra e tij nuk i ka humbur shpresat për titullin e më të mirit në Angli.

“Më pëlqen të shënoj, por nuk është e rëndësishme për mua, gjëja më e rëndësishme është të fitosh lojërat”.

“Kjo është arsyeja pse jam në fushë, ne e dinim para ndeshjes që duhej të shënonim një gol të tretë”.

“Ne e menaxhuam lojën mirë. Ne duam të jemi në krye të renditjes në fund të sezonit, ne e dimë se Man City dhe Liverpool janë skuadra të mira, por nuk duam që boshllëku të jetë i madh”.

Ndryshe, Chelsea zë pozitën e katërt të renditjes tabelore me 37 pikë, tetë më pak se lideri Liverpooli. /Telegrafi/