Hazard e uroi Sturridgen për golin e bukur dhe i kërkoi që vazhdojë kështu edhe ndaj Cityt

E publikuar: 30/09/2018 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Chelseat në Ligën Premier përfundoi me rezultat 1-1.

Golin e vetëm për Reds e shënoi Daniel Sturridge menjëherë pasi u fut në lojë nga banka rezervë, duke shpëtuar kështu skuadrën e Jurgen Klopp nga humbja e parë sezonale.

Për Blutë golin e shënoi Eden Hazard dhe në përfundim të ndeshjes të dy lojtarët u takuan në tunelin e stadiumit, ku shkëmbyen disa fjalë.

Gazetari i BT Sport, Des Kelly, ishte afër dyshes kur u takuan dhe nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter ka zbuluar fjalët që belgu i tha anglezit:

“Gol i bukur, sigurohu që ta bësh prapë në fundjavën e ardhshme”.

Në xhiron tjetër në kampionatin elitar anglez Liverpooli do të luajë ndaj Manchester Cityt.

Skuadra e Pep Guardiolas renditet e para me 19 pikë, aq sa ajo e Klopp, kurse në vendin e tretë është Cheslea me 17 pikë. /Telegrafi/