Haxhiu: Thaçi e Haradinaj, nuk do të jenë kurrë më kryeministër (Video)

E publikuar: 23/10/2016 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publicisti Baton Haxhiu ka thënë në emisionin ‘Personale’ të TV Dukagjinit se presidenti aktual Hashim Thaçi nuk do të mund të bëhet më kryeministër asnjëherë.

Sipas tij, Thaçi është politikan më i shkathët, por Kadri Veseli është burrë më besnik.

Haxhiu ka folur edhe për liderin e AAK-së, duke thënë se Haradinaj nuk do ta realizojë qëllimin që të jetë kryeministër.

‘Personale’, me autore Krenare Vokshi Shalën, është emisioni ku personalitete të artit, politikës dhe medias tregojnë të pathënat e tyre.

Emisioni transmetohet çdo të shtunë prej orës 22:30 në TV Dukagjini dhe në telegrafi.com. /Telegrafi/