Haxhiu: Rreziku i shkëmbimit territorial ende nuk ka kaluar, Thaçi dhe Vuçiq ende janë në ata binarë

E publikuar: 19/06/2020 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se shkëmbimi territorial nuk ishte as paranojë as shpikje e Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë Haxhiu e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook.

“Për ata që s’besonin sot u vërtetua edhe njëherë. Por, ky rrezik ende nuk ka kaluar sepse inciuesit e këtij pazari, Thaçi-Vuçiq ende vazhdojnë të jenë në këta binarë. Prandaj duhet angazhim maksimal për t’i ndaluar projektet e tyre të rrezikshme”, është shprehur Albulena Haxhiu.

“Rifillimet e mbrapshta pa i ndryshuar premisat e dialogut dhe pa ndërruar ata që e kanë sjellur vendin në këtë pikë do të kenë rezultate të këqija. Mirëpo, këta përfaqësues ilegal e ilegjitim nuk do të mund të sjellin marrëveshje për Kosovën”, ka shtuar ajo.