Haxhiu padit Zemajn

E publikuar: 09/10/2015 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, do të dorëzoj një padi ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje njofton se kjo padi do të bëhet lidhur me sulmin e Deputetit të LDK – ës, Armend Zemaj gjatë seancës plenare të 22 shtatorit.

Padia do të dorëzohet në orën 14:00, në Pallatin e Drejtësisë.