Haxhiu: Listës së LVV-së në zgjedhje do t’i prijë Albin Kurti

06.01.2021 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haxhiu: Listës së LVV-së në zgjedhje do t’i prijë Albin Kurti

Në Lëvizjen Vetëvendosje besojnë se Albin Kurti do të ketë të drejtë të garojë për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen brenda 40 ditësh,

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook ka thënë se zgjedhjet e reja do të jenë manifestim solemn i demokracisë ku listës që do t’i prijë Albin Kurti do të marrë mbështetjen e fuqishme popullore.

Ajo ka shtuar se vota e Etem Arifit e bënë 3 qershorin ngjarjen që bashkë me dekretin e Thaçit, kanë cenuar në themel frymën e demokracisë në Kosovë.

Ky është statusi i saj i plotë:

Sot, u zyrtarizua ajo që e kemi thënë që nga 3 qershori i vitit 2020!

Një rast që do të mbahet mend në historinë e shkeljeve kushtetuese ku për më shumë se 6 muaj një qeveri e pazgjedhur e ardhur si pasojë e një pazari të madh me ish presidentin Thaçi, ia morën pa të drejtë vullnetin qytetarëve dhe fituesit të zgjedhjeve, por që pazari i tillë nuk iu eci gjatë sepse ditën e votimit nuk ishin as minimalisht në përputhje me kërkesat kushtetuese.

Vota e Etem Arifit e bënë 3 qershorin ngjarjen që bashkë me dekretin e Thaçit, kanë cenuar në themel frymën e demokracisë në Kosovë.

Qytetarët e kanë pritur më herët këtë vendim në mënyrë që pasojat të ishin minimale, por për arsye të pashpjeguara vendimi u publikua tek sot më 6 janar 2021!

Sikur ky vendim të ishte marrë në korrik 2020 të gjitha dëmet të cilat i kemi adresuar jo vetëm ne, por edhe qytetarët, do të ishin shmangur e veçanërisht heqja e reciprocitetit me Serbinë, keqmenaxhimi i pandemisë dhe jetët e humbura, vendosja në pikëpyetje e sovranitetit të Kosovës, ndërprerja e konceptimit të vetingut, pronësisa mbi Ujmanin, zvarritjet në themelimin e Institutit për krime lufte etj.

Tani është dita për të reflektuar thellë mbi këtë cenim të institucioneve të demokracisë sonë dhe për tu organizuar ashtu që kjo mos të ndodh kurrë më.

Në anën tjetër tentativa për të krijuar rrethana të paqena, të pabaza dhe të pasakta duke i futur gjithë dhe të gjitha veprat në një thes është e papranueshme dhe e gabueshme.

Ne çdo herë ju kemi paralajmëruar kur dikush ka tentuar të cenojë demokracinë dhe drejtën edhe pse kanë bërë obstruksione, në fund ka dalë ajo që kemi thënë dhe kështu do të jetë gjithnjë sepse ne jemi krahu i së drejtës dhe kurrë s’kemi synuar diçka që nuk na takon!

Këto ditë caktohet data e zgjedhjeve të reja që do të jenë manifestim solemn i demokracisë ku Lëvizja VETËVENDOSJE!, listës që do t’i prijë Albin Kurti do të marrë mbështetjen e fuqishme popullore!

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haxhiu: Listës së LVV-së në zgjedhje do t’i prijë Albin Kurti

Haxhiu: Listës së LVV-së në zgjedhje do t’i prijë Albin Kurti

KQZ: Jemi në pritje të vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve

KQZ: Jemi në pritje të vendimit për caktimin e datës së zgjedhjeve

Osmani nënshkroi autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës

Osmani nënshkroi autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në mision paqeruajtës

Bunjaku: Pa LDK-në nuk ka Kosovë, të gjithë kanë dëshirë të jenë në koalicion me neve

Bunjaku: Pa LDK-në nuk ka Kosovë, të gjithë kanë dëshirë të jenë në koalicion me neve

Merkel i konfirmon Hotit mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën

Merkel i konfirmon Hotit mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën

KEDS punime në rrjet, ndërprerje të domosdoshme në rrymës në disa qytete e fshatra

KEDS punime në rrjet, ndërprerje të domosdoshme në rrymës në disa qytete e fshatra

Zemaj: Do të hapet konkursi për specializantët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Zemaj: Do të hapet konkursi për specializantët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

“Kurti s’mund të kandidojë”, reagojnë nga Vetëvendosje

“Kurti s’mund të kandidojë”, reagojnë nga Vetëvendosje

2 të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19

2 të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19

A do të mund të kandidoj Albin Kurti për deputet, Kushtetuesja jep sqarim

A do të mund të kandidoj Albin Kurti për deputet, Kushtetuesja jep sqarim

Kushtetuesja publikon vendimin, nga sot vendi mund të shkojë në zgjedhje

Kushtetuesja publikon vendimin, nga sot vendi mund të shkojë në zgjedhje

Policia e gjen burrin që e goditi gruan teksa po e nxirrte me karrocë nga QKUK’ja

Policia e gjen burrin që e goditi gruan teksa po e nxirrte me karrocë nga QKUK’ja

Gjykata Supreme kthen në rivendosje rastin ndaj T.K. dhe të tjerëve, të akuzuar për fajde e krim të organizuar

Gjykata Supreme kthen në rivendosje rastin ndaj T.K. dhe të tjerëve, të akuzuar për fajde e krim të organizuar

Ligji për shtetësinë, përplasje mes opozitës shqiptare dhe MPB-së

Ligji për shtetësinë, përplasje mes opozitës shqiptare dhe MPB-së

Ushtarët e FSK-së në misione paqeruajtëse, Kuvajti dhe Iraku destinacionet e mundshme

Ushtarët e FSK-së në misione paqeruajtëse, Kuvajti dhe Iraku destinacionet e mundshme