Haxhiu: Gjykata Speciale ka si qëllim kriminalizimin e luftës çlirimtare

E publikuar: 27/10/2016 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar që për ata që votuan Gjykatën Speciale duhet t’ju ndalohet me ligj e folura për vlerat e UÇK’së. Sipas saj, Gjykata Speciale ka si qëllim kriminalizimin e luftës çlirimtare, shkruan Gazeta Express.

“Atyre, të cilët me veprimet kriminale të pasluftës tentuan të njollosin luftën e UÇK-së dhe me vetëdije e votuan Gjykatën speciale, e cila ka për qëllim kriminalizimin e luftës çlirimtare, duhet që me ligj të ju ndalojmë që të flasin për vlerat e UÇK-së.Ju jeni turpi i këtij vendi!” ka thënë ajo.