Haxhiu firmos një vendim që ka të bëjë me krijimin e Institutit për hulumtim të krimeve të luftës

E publikuar: 13/05/2020 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena haxhiu ka firmosur vendimin për krijimin e ekipit punues për përgatitjen e analizës rreth themelimit të Institutit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Ky ekip do të bëj një analizë/studim të argumentuar për themelimin e mekanizmit për hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe do të identifikoj praktikat e mira të krahasueshme dhe të pasqyroj elementet dhe specifikat që mund të përfshihen në rastin e Kosovës”, shkruan ajo në Facebook.