Haxhiu: Do ta dërgojmë në Kushtetuese vendimin e Thaçit për përbërjen e KQZ-së

E publikuar: 20/12/2018 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për përbërjen e KQZ-së. Këto dy parti thonë se atyre u takojnë nga dy përfaqësues në KQZ dhe jo nga një, siç ka vendosur Thaçi, shkruan “Zëri”.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka vlerësuar vendimin e presidentit Thaçi për përbërjen e KQZ-së si antikushtetues dhe antiligjor. Ajo për gazetën “Zëri” ka bërë të ditur që nëse presidenti nuk stepet nga ky vendim, atëherë Vetëvendosja dhe LDK-ja do ta dërgojnë vendimin e Thaçit në Gjykatë Kushtetuese.

“Vendimet e fundit të presidentit, i cili përmes një forme absurde dhe joetike, që me një shkresë elektronike u është drejtuar shefeve të grupeve parlamentare, për ne janë tendencioze dhe të papranueshme këto pazare të presidentit, prandaj ne do t’i kundërshtojmë si të tilla. Nëse Thaçi vazhdon me këtë vendim ne patjetër që do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e tij dhe natyrisht që do të ju njoftojmë për këtë veprim”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka theksuar se në asnjë formë as LVV-ja e as LDK-ja nuk do ta pranojnë vendimin e presidentit.

“Ne jemi të koordinuar edhe me LDK-në se cilët do të jenë hapat që duhet ndjekur, por në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të ndodhë kjo shkelje e Ligjit për Zgjedhje dhe e Kushtetutës së Kosovës, si dhe shkelje e aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku e interpreton ose e përkufizon grupin parlamentar që lidhet direkt me subjektin që ka marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë ajo.

Ndërsa duke folur për formën që ka ndarë ulëset e KQZ-së Thaçi, Haxhiu ka thënë që ato janë bërë në formë të pazareve politike të presidentit.

“Ju e dini që PSD-ja ia dha mbështetjen Thaçit për negociata ose për pazare me Serbinë, në anën tjetër ky ia jep PSD-së një anëtar në KQZ. Pra është e qartë që po ndodh një pazar ndërmjet presidentit dhe këtij grupi parlamentar. Unë vlerësoj që ne dhe LDK-ja duhet t’ia dërgojmë dy emra, edhe ne, edhe LDK-ja, sepse kështu e kërkon ligji, ne do të bazohemi në atë që e thotë ligji dhe Kushtetuta dhe siç kanë dashur qytetarët e Kosovës e jo siç do presidenti aktual i Kosovës”, ka potencuar ajo.

Sipas Haxhiut, në bazë të rezultatit në zgjedhje parlamentare të vitit të kaluar Vetëvendosjes i takojnë 2 anëtarë, LDK-së dy, si dhe dy koalicionit PAN. /ZERI
 This $99 Drone Is The Best Selling Gift of 2018Drone XProAre you ready to conquer Ancient Greece? Already 35 million playersGrepolis – Free Online GameU.S. President Wedding Moments Before They Were In The White HouseTrendchaserPeople from Serbia cannot believe these flight pricesFlights Shop9 Exercises to Never Do After 40Food Prevent17 Warning Signs Of Diabetes: What You Need To KnowHealth & Human Researchby TaboolaSponsored LinksTë rekomanduaraHoti: Do t’i përdorim të gjithë mekanizmat…dhjetor 20, 2018“Aljazeera”:Si e humbi Serbia Kosovëndhjetor 20, 2018Fajon për Serbinë: Ky nuk është shteti që dua ta shoh në Bashkim EvropianAKTUALEdhjetor 20, 2018Mediat serbe ‘zbulojnë’ detaje nga përplasja e Haradinajt me Mogherinin në BrukselAKTUALEdhjetor 20, 2018Delegacioni për dialogun, në janar me platformëAKTUALEdhjetor 20, 2018Daçiq: Kosova nuk mund të shkojë askund pa SerbinëAKTUALEdhjetor 19, 2018Ramadani e kundërshton Hazirin: Kosova nuk ka raporte të tensionuara me NATO’nAKTUALEdhjetor 19, 2018Deda për letrën e Trump’it: Kështu ta palon AmerikaAKTUALEdhjetor 19, 2018

Më të lexuaratAKTUALEdhjetor 17, 2018Fjalimi i plotë i Thaçit në OKB që ‘ia nxorri në shesh’ të gjitha Vuçiqit dhe Serbisë!AKTUALEdhjetor 18, 2018Ajo çka bëri Vlora Çitaku kur Thaçi po e thoshte fjalimin bëhet kryelajm në Serbi (VIDEO)AKTUALEdhjetor 17, 2018Pacolli i vendosur, ja çka i ka thënë Mogherinit sotAKTUALEdhjetor 18, 2018Lajmi i fundit: Presidenti amerikan i dërgoi letër edhe Vuçiqit, ja çka i kërkoiAKTUALEdhjetor 19, 2018Sekretari i NATO-s – Haradinajt: Nuk ndikohemi nga ligjet e FSK-sëAKTUALEdhjetor 17, 2018Thaçi turpëron Vuçiqin në OKB: Keni vrarë 13 mijë e 500 kosovar, gra, fëmijë, pleq, dhunuat 20 mijë