Haxhiu: Agjencia nuk vendos për konfiskim të pasurisë, i drejtohet Gjykatës

E publikuar: 27/04/2021 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E para e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur edhe për rolin që do të ketë agjencia që do të dalë nga ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Ajo në emisionin Desku, ka pohuar se roli i agjencisë nuk do të jetë të hetojë e as të marrë vendime.“Agjencia nuk ka mandat hetimi, prandaj kjo agjenci nuk do të vendosë vet. Agjencia përkatëse, pasi ende nuk e kemi emërtuar, do ta dërgojë kërkesën në gjykatë, nëse vlerëson se një pasuri është e pajustifikueshme.

Gjykata vendos, gjegjësisht Departamenti special brenda Gjykatës Themelore, e pastaj ai vendim mund të ankimohet në shkallën e dytë”, ka thënë Haxhiu.