Haxhi Krasniqi: Deri në vdekje do të më rrahë zemra kuq e zi

E publikuar: 20/06/2018 07:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni evropian në EBU, Haxhi Krasniqi, deklaroi që deri në vdekje zemra do t’i rrahë kuq e zi. Në një prononcim për RTV Dukagjinin, ai tregoi pse mbron ngjyrat e Gjermanisë përderisa ushtron profesionin e boksit.

“Normal që e ndiej veten shqiptar. Unë boksoj për ngjyrat e Gjermanisë dhe do ta bëj këtë deri në fund të karrierës, sepse të gjitha këto mundësi i kam nga ata”, është shprehur Krasniqi.

Kampioni në EBU, thotë se disa gjëra me kohë ua ka bërë me dije gjermanëve.

“Gjermanëve nga fillimi u kam treguar se e bëj këtë punë me qejf, por unë nuk e harroj vendin tim dhe gjithmonë aty ku më jepet mundësia sadopak, do ta prezantoj vendin tim me ndonjë shenjë”, është shprehur boksieri.

Më tej ka shtuar se nuk e fsheh respektin që ka për bashkatdhetarët.

“Më e pakta që mundë të bëj është t’i përshëndes dhe t’i falënderoj bashkatdhetarët e mi”, ka thënë me modesti boksieri me origjinë nga Juniku.

Haxhi Krasniqi tregon për dashurinë e madhe që  ka për ngjyrat e flamurit kombëtar të shqiptarëve.

“Mua gjithmonë, deri në vdekje më rrah zemra kuq e zi”, ka thënë ai për fund. /Telegrafi/