Haxhi Avdyli nuk tërhiqet: s’pendohem që e propozova Vjosa Osmanin për Kryetare (Video)

E publikuar: 01/06/2015 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dr. Haxhi Avdyli, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, i ftuar në emisionin ‘Rrokum Rroll’, me Fidan Jupollin, në Televizioni Rrokum ka theksuar se propozimi i Vjosa Osmanit për kryetare të LDK-së ka qenë privilegj, duke shtuar se ai e ka marrë përkrahjen e delegatëve për ta propozuar zonjën Osmani.

Avdyli ka theksuar se është duke ndodhur një reformë gjithandej në LDK, për të shtuar se ka me pas gjithnjë e më shumë antëresi prej njerezëve të rinj e intekektualëve.

Sipas tij, gara i bënë mirë LDK-së, por edhe demokratizimit të saj.

Avdyli ka shtuar se nuk është pishman që e ka propozuar zonjën Osmani, pa marrë parasysh pasojat që mund t’i ketë në të ardhmen brenda partisë. “Kam vepruar drejt”, ka thënë ai.