Havolli i del në mbrojtje Mustafës pas akuzave të Eqrem Kryeziut

E publikuar: 30/08/2017 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli i është përgjigjur Eqrem Kryeziut, ish anëtarit të Kryesisë së LDK-së dhe ish kryetarit të Prizrenit.

Kryeziu ka ironizuar dje duke thënë se LDK-ja nuk duhet ta largojë Mustafën nga pozita e kryetarit derisa ai ta çojë në vend të pestë LDK-në.

Postimi i plotë i Havollit:

Eqa më ka pëlqy fort si politikan me deklaratat e tij, madje edhe kur e ka tepru me cinizëm e kur ka fol mbrapsht ndonjëherë. Sot paska folë për votat e LDK-së dhe renditjen e saj, por e ka gabim sepse: Isa Mustafa e mori udhëheqjen e LDK-së nga Eqa & Co. me më pak se 130 mijë vota. Isa Mustafa e ngriti LDK-në në rreth 160 mijë vota pas një muaji (2010) Isa Mustafa e ngriti LDK-në në rreth 180 mijë vota në 2014. Isa Mustafa e solli LDK-në në 186 mijë vota në vitin 2017. Isa Mustafa e hoqi prej kreut të ekzekutivit kryetarin e parë të PDK-së. Isa Mustafa e hoqi prej dëshirës për ekzekutiv kryetarin e dytë të PDK-së. Tash nuk pe di ku po i dhemb Eqës, a rritja e votave të LDK-së apo mungesa në krye të ekzekutivit e kryetarëve të PDK-së. Ndërkaq, për humbjet e njëpasnjëshme të Eqës në Prizren ai është mirë të kërkoj fajin dikah tjetër. Apo ndoshta s’ka pasë kohë të merret ne zgjedhje lokale ne Prizrenin sepse ka humbë energji në ndjekjen e kuadrove prej LDK-së? Deri sa e ndoqi edhe vetën në fund.

Fundi i fundit, me pas shpenzu Eqa kaq shumë energji në raport me kundështarët politik, sa po shpenzon kundër Isa Mustafës, e dikur Nexhat Dacit, kish kontribuu shumë në rezultatet e LDK-së në vitet 2006 – 2009, kur Eqa “kollitej” e shpaloste potencialin e tij maksimal të cinizmit në opinion. E rezultatet ishin historikisht më të ulëtat për LDK.