Havolli- Ahmetit: Asnjë mendje mediokre nuk do të tërhiqte paralele nga periudha e para luftës me atë të pas luftën

E publikuar: 25/11/2015 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, pasi ky i fundit e krahasoi qeverisjen PDK- LDK si të Milloshit dhe Sheshelit.

Havolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkuar se Ahmeti përmes retorikës folkloriste është duke provuar të dëshmojë para partisë së tij se është duke iu dalë ‘hakesh’, mirëpo ka harruar punët për cka është i zgjedhur.

Madje Havolli ka konsideruar se është turp për Ahmetin të bënë kësi krahasimesh, që sipas tij, vetëm një mendje mediokre mund ta bënte këtë,

Ky është postimi i Havollit në Facebook:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ish FER-isti liberal, i transformuar në nacionalist folklorist, dje paska lëshuar ‘alarmin’ e radhës në fcb. Duke mos mundur të bëjë veprimet e dhunshme të bashkë-partiakëve të tij, ta zëmë veprimin banditesk të Dardan Molliqajt, Shpend Ahmetit i duhet që së paku në nivel të retorikës, të tingëllojë më i ashpër se Molliqaj dhe të tjerëve, sikurse puna e tij.

Morali politik i z. Ahmeti nuk refuzon sjellje të tilla, por është më shumë oportunizëm politik dhe ky përcaktohet për këtë retorikë të ashpër, sepse në këtë mënyrë ruan një distancë oportuniste nga VV-ja.

Në këtë mënyrë, z. Ahmeti përmes retorikës folklorike, i del ‘haku’ pritjeve të partisë dhe njëkohësisht provon të dëshmojë para qytetarëve, që shqetësohet për tema të mëdha. Ky mund të vazhdojë ta ashpërsojë retorikën, por rezultati përfundimtar i kësaj retorike, është zhgënjimi i qytetarëve të Prishtinës, nga ky politikan që merret me të gjitha temat, por më së paku me qeverisjen në Prishtinë.

Retorika e tij është e zorit dhe figura e Z. Ahmeti është për keqardhje, më ngjason me figurën e z. Ymerit që shtiret si drejtues faktik i VV-së, ndërsa ne të gjithë e njohim si administrator!

Për fund: duhesh të kesh nivelin e inteligjencës së një imbecili për të tërhequr paralele nga periudha e para luftës me atë të pas luftën. Një mendje mediokre nuk do ta bëjë këtë. E turpshme!