Hashim Thaçi: Pos Rexhep Selimin, asnjë tjetër të Vetëvendosjes nuk e rrok Gjykata Speciale!

E publikuar: 03/08/2015 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se Lëvizja Vëtevendosje, nuk kanë çka frikësohen nga Gjykata Speciale. “Pos rexhep Selimit, që mund ta rrokë Gjykata Speciale, ju të tjerët jeni në rregull”, ka thënë Thaçi.

Ai e ka akuzuar edhe deputetin tjetër të Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, duke i thënë se babi i tij, ishte i afërt me Skllobodan Millosheviqin.

“Ju deputeti me mjekërr, para se të akuzoni dikë, tregoni pse vetëm familjen tuaj dhe atë të Rrahman Morinës, Sllobodan Millosheviqi u bëri shpi”, ka thënë ai./ Gazeta Blic