Hashim Thaçi nesër në Hagë

E publikuar: 14/03/2016 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi nesër do të udhëtojë drejt Hagës, për të mbajtur një ligjëratë në “Institutin e Hagës për Drejtësi Globale” me temën “Kosova: të punosh për të ardhmen”.

Sipas njoftimit, të këtij instituti Thaçi i cili do ta marrë zyrtarisht postin e Presidentit më 7 prill, do të diskutojë për arritjet e në ndërtimin e paqes dhe stabilitetin në rajon, përfshirë procesin e normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë, rolin e Kosovës si partner i bashkësisë ndërkombëtare në promovimin e pajtimit dhe mirëkuptimit ndër etnik dhe për zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me krizën e refugjatëve në Lindjen e Mesme.

Hollanda është vendi ku do të ngrihet Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Nuk dihet nëse presidenti i sapozgjedhur i Kosovës do të jetë subjekt i hetimeve të kësaj gjykate. Shpesh në media është përfolur që nga Gjykata Speciale nuk përjashtohet as Hashim Thaçi./LAPSI.AL/