Hashim Thaçi me dy qëndrime për kufirin

E publikuar: 06/08/2018 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur i priti përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, në fund të korrikut, presidenti i Kosovës e hapi një debat të ri në raportet me Serbinë.

Me kalimin e ditëve, Hashim Thaçi, vetëm sa e forcoi qëndrimin se rajoni i populluar me shqiptarë duhet t‘i bashkohet Kosovës.

Kjo nëpërmjet procesit të korrigjimit të kufirit midis dy vendeve, njofton Klan Kosova.

Mirëpo ky qëndrim i Thaçit karshi çështjes së Luginës së Preshevës dhe ndryshimit të kufijve po del krejt i kundërt me atë që e kishte vetëm katër muaj më parë.