Hashim Thaçi i “palon” Vetëvendosjen: A po doni me emra e mbiemra t’ju përmendi uzurpimet që i keni bërë!

E publikuar: 03/08/2015 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i PDK-së, në fjalimin e tij të gjatë në Kuvendin e Kosovës, ka gjetur kohë që të kapet edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, ai i ka kërcënuar ata, duke u thënë se nëse doni, me emra e mbiemra ju them se kush çka ka uzurpuar pas lufte.

“Në një zonë ka ndodhur që kemi qenë 400 ushtarë, dhe menjëherë, një ditë pas përfundimin të luftës paraqiteshin 4 mijë ushtarë, dhe kësisoj ndodhnin edhe uzurpimit. Që doni edhe juve të Vetëvendosjes, me emra e mbiemra ua qes ato që keni uzurpuar”, ka thënë Thaçi, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se partia e tij ka qenë çdo herë e gatshme që të bashkëpunoj për shtetndërtim./ Gazeta Blic