Hashim Thaçi e fton në inaugurim edhe Presidentin e Serbisë

E publikuar: 30/03/2016 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Kryetarit të Republikës së Serbisë, Tomislav Nikoliq, i është dërguar ftesa zyrtare që të marrë pjesë në inaugurimin e Hashim Thaçit kryetar të Kosovës.
Lajmin për këtë ftesë e ka publikuar gazeta e Beogradit “Danas” duke u thirrur në burime jozyrtare të Prishtinës , transmeton Koha.net.

Inaugurimi i Thaçit bëhet më 7 prill e për këtë rast është paparaparë mbajtja e një ceremoni solemne në të cilën janë ftuar mbi 500 personalitete nga vendi rajoni e bota.

Gazeta e Beogradit, duke shkruar për këtë ngjarje thotë se Nikoliq deri më tash nuk ka marrë pjesë në asnjë takim ndërkombëtar ku ka qenë i pranishëm Thaçi e disa herë është takuar me Atifete Jahjagën, porse ato takime nuk kanë pasur asnjë karakter formal.

Thaçi më herët, në një bisedë për Standardin vjenez kishte paralajmëruar se do t’ia bënte ftesën Nikoliqit për të marrë pjesë në inaugurimin e vet kryetar.

“I gëzohem ftesës që do t’ia dërgoj kryetarit Nikoliq”, kishte thënë ai atëherë. “Kjo nuk është gjë e re, ne jemi takuar edhe më parë”, ka shtuar Thaçi.