Hashashi, kontrolle në kufi. FNSH del në aksion në gjithë vijën bregdetare (Video)

19.10.2016 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hashashi, kontrolle në kufi. FNSH del në aksion në gjithë vijën bregdetare (Video)

Prej 15 ditësh Policia e shtetit ka vënë në zbatim planin operacional të patrullimit të kufirit bregdetar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Delta Forcë me qëllim parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike.

Urdhri i drejtorit të përgjithshëm është vënë në zbatim në mbarë vendin, ndërsa Top Channel ndoqi nga afër një patrullim në Kepin e Rodonit, një zonë kjo ku muajt e fundit ka patur aktivitet të shtuar të tentativave të trafikimit të kanabisit përmes Adriatikut.

Rreth 270 forca policore zhvillojnë çdo natë patrullime të ngjashme edhe në Patok, Seman, Rradhimë, Zvërnec, Sarandë, Himar dhe Borsh, ndërsa gjatë natës për monitorimin e situatës, Forcat Speciale përdorin kamerat termike.

Por krahas monitorimit të kufirit bregdetar, një vëmendje e veçantë për parandalimin e trafikimit të narkotikëve i është kushtuar edhe zbulimit të rasteve përmes pikave të kalimit kufitar.

Trafikantët e fshehin drogën në vende të posaçme të modifikuara në mjete të ndryshme, kryesisht kamionë, por edhe makina private. Sipas autoriteteve italiane gjatë 10 muajve të fundit nga porti i Durrësit ka arritur të kalojë vetëm një ngarkesë e vogël kanabisi.

“Janë konstatuar 11 raste, nga të cilat dy janë me heroinë dhe një rast me kokainë, rastet e tjera janë me kanabis sativa. Puna jonë këtu monitorohet edhe nga porti i Barit dhe ai i Ankonës. Tani që po flasim në portin e Barit dhe të Ankonës është konstatuar vetëm një rast me një sasi të vogël kanabisi. Kjo do të thotë që do të thotë se proceduarat e kontrollit në këtë port janë permanente”, shprehet Boge Budini, drejtor i kufirit, Durrës.

Krahas intervistimit dhe kontrollit në vijën e dytë , për zbulimin e ngarkesave të narkotikëve, policisë i vjen në ndihmë edhe skanimi i mjeteve.

/ Top Channel

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Jovanoviq: Kosova nuk mund të humbet dy herë

Jovanoviq: Kosova nuk mund të humbet dy herë

Ngacmimet seksuale në punë. Historia e 23-vjeçares nga Berati që nuk ka mundur të denoncojë

Ngacmimet seksuale në punë. Historia e 23-vjeçares nga Berati që nuk ka mundur të denoncojë

Londra për Brukselin: Mos ngatërroni mirësjelljen me dobësinë

Londra për Brukselin: Mos ngatërroni mirësjelljen me dobësinë

Uglanin: Vetëvendosje për boshnjakët e Sanxhakut

Uglanin: Vetëvendosje për boshnjakët e Sanxhakut

“Gjurmë Shqiptare”: Shqiponjat e Sanxhakut në Serbi (VIDEO)

“Gjurmë Shqiptare”: Shqiponjat e Sanxhakut në Serbi (VIDEO)

Daci thotë se ideja e korrigjimit të kufirit dhe përfshirja e Luginës lindi në vilën e tij në takimin me Thaçin

Daci thotë se ideja e korrigjimit të kufirit dhe përfshirja e Luginës lindi në vilën e tij në takimin me Thaçin

Vërejtjet e fundit të ambasadorit Delawie për liderët kosovarë

Vërejtjet e fundit të ambasadorit Delawie për liderët kosovarë

Banorët në Bregun e Diellit refuzojnë bazën e re të kontejnerëve

Banorët në Bregun e Diellit refuzojnë bazën e re të kontejnerëve

Gruaja që po mund gjithë burrat në politikën e Kosovës

Gruaja që po mund gjithë burrat në politikën e Kosovës

Përplasjet Thaçi – Haradinaj zhvlerësojnë Kosovën në dialog

Përplasjet Thaçi – Haradinaj zhvlerësojnë Kosovën në dialog

Një nga ish komandantët e UÇK-së: Ishin 17 mijë ushtarë

Një nga ish komandantët e UÇK-së: Ishin 17 mijë ushtarë

Veseli për mediat gjermane: Jo ndarje dhe jo asociacion me kompetenca ekzekutive

Veseli për mediat gjermane: Jo ndarje dhe jo asociacion me kompetenca ekzekutive

ADK kundër ndryshimit të kufijve, fton Kuvendin e Kosovës që urgjentisht ta miratoj rezolutën

ADK kundër ndryshimit të kufijve, fton Kuvendin e Kosovës që urgjentisht ta miratoj rezolutën

Dardan Molliqaj, organizatori i protestave, a i bashkohet Vetëvendosjes me 29 shtator?

Dardan Molliqaj, organizatori i protestave, a i bashkohet Vetëvendosjes me 29 shtator?

Bahtiri i revoltuar: Hapja e urës së Ibrit po shtyhet pa asnjë arsyeje

Bahtiri i revoltuar: Hapja e urës së Ibrit po shtyhet pa asnjë arsyeje

Dikush në Komunën e Prizrenit është analfabet me letra

Dikush në Komunën e Prizrenit është analfabet me letra