Hasani: Serbia i ka njerëzit e saj në qeverisje

E publikuar: 27/10/2016 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Nait Hasani ka shprehur respektin e tij të plotë për të gjithë luftëtarët e UÇK-së që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Ndërsa duke kundërshtuar dënimin që u është dhënë Grupit të Drenicës dhe gjithë luftëtarëve të tjerë pa u mbështetur në fakte, vetëm të mos jenë në shërbim të atdheut, transmeton Koha.net.

Hasani i cili ishte i burgosur nga regjimi i Millosheviçit ka theksuar se kemi bërë mund, sakrificë, kemi derdhur gjak dhe kemi krijuar vlera, e që këto vlera kanë krijuar UÇK-në.

“Liria jonë i a rrënjët në gjak. Fitorja jonë ishte madhështore, me mbarimin e luftës. Serbinë nuk e kemi në Kosovë, ama të çlirohemi nga ata jo, sepse ajo njerëzit e saj i ka në qeverisje. Çlirimtarët dhe komandantët u dënuan, nuk ka të bëjë vetëm me rastin Drenica, por që nga 2001 dhe për 17 vjet, duke u dënuar vetëm të mos jemi të lirë dhe të mos jenë në shërbim të atdheut. E sot i dënuan edhe Grupin e Drenicës, por lirinë e tyre nuk und ta dënojë askush, ata janë të lirë në ndërgjegjen shpirtërore”, tha Hasani.