Hasani: Presidenti nuk është asnjëri prej pushteteve, Kosovë i ka tre pushtete

E publikuar: 13/01/2020 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në një linjë telefonike “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Presidenti i Kosovës duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe duhet të jetë neutral në raportet me partitë politike.

Hasani ka thënë se Presidenti nuk është pushtet në Kosovë dhe se sipas tij po manipulohet me opinionin në këtë drejtim, përcjell Telegrafi.

“Në Kosovë ekzistojnë pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe ai gjyqësor. Presidenti është garantues i balancimit të këtyre pushteteve përmes kompetencave që ka. Edhe këto kompetenca ai nuk ja jep vetes por ja japin pushtetet tjera”, tha Hasani.

“Diskrecioni që ka Presidenti nuk do të thotë arbitraritet”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendime deri në vitin 2017 për çështje që kanë parashtruar Institucionet.

“Në aspektin e tanishëm, Gjykata Kushtetuese nuk do t’i kthente përgjigje Presidentit për ndonjë pyetje të mundshme”.

Hasani ka thënë se nuk është në rregull që proceset megapolitike t’i zgjidh Gjykata Kushtetuese.