Hasani në Bruksel flet për të arriturat e Kosovës në ekonomi

E publikuar: 05/07/2018 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në takimin e Bordit drejtues të strategjisë së Evropës juglindore 2020 i cili është mbajtur në Bruksel
Ministri Hasani me këtë rast para të Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) ka prezantuar raportin vjetor të zbatimit të kësaj strategjie.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës prezantova veprimet që i kemi marrë këtë vit siç janë veprimet tona në kryesimin e CEFTA’s, vendimin për aplikim në Organizatën Botërore të Tregtisë, avancimin e kornizës ligjore të shërbimeve, reformat në inspektorat dhe luftën kundër korrupsionit.”, ka shkruar në profilin e tij Facebook ministri Hasani.